Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka reaguar mbi ngjarjet e fundit kriminale që kanë ndodhur në qytetin e Durrësit.

Hoxha rendit faktet ku zbulon se asgjë nuk ka ndryshuar në Durrës dhe se prej dy vitesh qyteti nuk po gjen qetësi nga ata që duan të marrin kontrollin total të tij.

Ai kujton ngjarjen tronditëse ku 50 kg tritol u vendosën në fabrikën e një çimentoje, që mund të kishte rezultuar tragjike nëse do të shpërthente.

Sipas Hoxhës, vija e kuqe që ka mbajtur për më shumë se 20 vite ekuilibrat është kaluar dhe se tashmë në Durrës askush nuk është i paprekshëm apo i pacënueshëm.

Përveç të gjitha ngjarjeve, gazetari shprehet se ajo që e tremb më shumë janë “gjahtarët” që qarkullojnë me lap-top rrugëve të qytetit.

Ai zbulon se gjatë muajve të fundit grupet e mëdha dhe tradicionale të Durrësit, i kanë rritur ndjeshem masat e sigurisë dhe se po përgatiten për të goditur sapo t’u jepet mundësia.

Statusi i plotë i Artan Hoxhës:

“Çunat”, “çunat”, mire mitrolozin dhe pistoletat, i kane “vegla” pune, po 2 laptop-et per çfare u jane dashur???!!!

Lufta per kontrollin e Durresit…

Beteja qe vazhdon prej me shume se dy vitesh…

Prej atentatit te deshtuar te 20 qershorit 2019, ku mbeten të plagosur Plarent Dervishaj dhe Julian Mecaj, pasi u qëlluan me breshëri kallashnikovi teksa udhëtonin me një Range Rover, Durresi nuk ka gjetur me qetesi…

Ne ate kohe paralajmerova se kjo ngjarje prishi shume ekuilibra te brishte ne qytetin e dyte me te madh te vendit.

Ndersa apelova agjensite e zbatimit te ligjit, se nese nuk vepronin shpejt per te zbuluar autoret e ketij atentati, do ishte shume vone per te parandaluar ngjarjet qe do te pasonin njera-tjetren.

Per fat te keq nga ajo kohe, nje seri ngjarjesh te njepasnjeshme kane vazhduar ta trondisin Durresin ne keto dy vite, por ende paqja nuk eshte vendosur ne portin me te madh te vendit.

Perkundrazi, gjate javeve te fundit kane ndodhur disa ngjarje te renda, perfshire edhe vendosjen e 50 kg eksploziv ne fabriken e çimentos.

Ku me shume se sasia teper e madhe e eksplozivit, apo fabrika qe ishte objektiv i sulmit brenda qytetit, terheqin vemendjen personazhet qe fshiheshin pas ketij biznesi.

Tashme duket qarte se vija e kuqe, qe ka mbajtur per me shume se 20 vite ekuilibrat ne qytet-portin me te madh te vendit, eshte kaluar, dhe se askush ne Durres, nuk eshte me i paprekshem apo i pacenueshem…

Po ti shtojme ketij bilanci edhe sekuestrimin rekord prej 1 tone kokaine ne kalatat e portit vetem gjate 4 muajeve te ketij viti, atehere prognoza duke me zymte…

Gjithsesi, policia sot, meriton nje falenderim per arrestimin ne flagrance, te “shokeve” apo “miqve” te personazheve, qe i kane shpetuar atentateve te fundit ne qytetin bregdetar…

Me shume se fuqia e zjarrit e mitrolozit te kapur me fisheke ne goje, apo saktesia e Glock-ve te sekuestruar, me trembin “gjahtaret”, qe qarkullojne me laptop rrugeve te qytet-portit me te madh te vendit…

Jo me kot gjate muajeve te fundit, grupet e medha dhe tradicionale te Durresit, i kane rritur ndjeshem masat e sigurise.

Disa prej personazheve qe kane shenjuar historine e ketyre 25 viteve ne kete qytet, jane detyruar te largohen jashte vendit, per ti shpetuar ekzekutimit nga atentatet e kundershtareve apo arrestimit nga policia.

Sigurisht ata nuk kane dale nga loja. Por thjesht po mbledhin forcat, po ristrukturojne grupin, per te goditur ne çastin me te pare, qe do t’u krijohet mundesia….

Nderkohe, ata qe duken si fitimtaret e momentit, apo si “lordet” e qytetit, jane rigrupuar dhe pozicionuar qarte ne territoret e tyre te kontrollit.

Nuk kane shtuar vetem rojet e armatosura prane resorteve apo bizneseve te tyre, por edhe levizjen me eskorte e mjete te blinduara.

Per me teper, kane rekrutuar mercenare vendas dhe te huaj, ish-speciale te policise apo ish-ushtarake, te gatshem dhe te trajnuar posaçerisht per te marre jete njerezish…

Tashme eshte e qarte se prej me shume se dy vitesh, qytet-porti me i madh i vendit e ka humbur qetesine karakteristike te tij.

Ditet e paqes mes grupeve te organizuara kane marre fund.

Te mesuar qe viktima te atentateve ne rruget e Durresit te mbeteshin personazhe te botes se krimit nga Vlora, Tepelena, Tirana, Fushe Kruja apo Veriut i vendit, tashme e kane kuptuar se radha u ka ardhur, vete atyre…