Pas replikave në distancë, çifti Meta-Kryemadhi u vendosën ballë për ballë me njëri-tjetrin.

Kryemadhi e kishte paralajmëruar paraprakisht bashkëshortin, përmes një mesazhi në rrjetet sociale, se disa gjëra do ia thonte hapur.

Shqetësimi i saj i parë ishte nepotizmi, aq i proklamuar nga Meta këto ditë shpërthimi ndaj partisë dhe jo vetëm, si një mesazh për të prerë hallkën e lidhjeve familjare brenda Partisë së Lirisë.

“Çfarë është neopotizimi? Partia nga partia e vogël, në të madhe.” -tha Kryemadhi.

“Politikal party not family bussines.’ -iu përgjigj Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë qetësoi të gjithë anëtarët, të paktën për vijimin e karrierës politike të Kryemadhit brenda PL-së.

“Kam dëgjuar shpesh se çfarë do i ndodhë Monës. Ajo është zemra jonë. Nuk mund të ketë dy anëtarë familje në Kryesi. Mona është deputete.”

Por hetimet e SPAK u duk se kanë futur në një thashethemnajë dy kampet në Partinë e Lirisë, të Metës e të Kryemadhit.

“Kam dëgjuar shpesh nga drejtues apo nga rrethi i ngushtë i Administrimit të godinës shumë prej jush të thirren e t’ju thonë distancohuni nga Monika se ajo do të shkoj në burg, ju them nuk më rruhet fare as për burgun as për SPAK-un” –tha ajo.

“Jam dakord me këtë, përveç fjalisë së fundit që është në shkelje të kodit etik.”- tha Meta.

Dakordësi por krahasur me këto ditë, Ilir Meta u tregua pak më të rezervuar ndërsa sulmonte SPAK.

“SPAK torollaku duhet të kuptojë që nuk mund të përdore njerëz të dobët, në PL, të cilëve mund t’u ketë sekuestruar celularë, letra e ku di unë dhe t’i përdore ata kundër PL dhe kundër Ilir Metës.” – vijoi Meta.