Fituesi i “Big Brother VIP Albania” dhe këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka ndarë një moment shumë të veçantë në rrjetet sociale, duke publikuar një fotografi të ëmbël me vajzën e tij të vogël. Krahas imazhit, Luizi ka shkruar disa fjalë të ndjera që kanë prekur mijëra ndjekës.

“Jam heroi i saj… jo sepse kam fuqi të jashtëzakonshme, por sepse jam thjesht babai i saj,” shprehet ai, duke treguar se lidhja me të bijën është gjëja më e çmuar në jetën e tij.

Artisti thekson se jeta i ka sjellë shumë sfida dhe fitore, por ardhja në jetë e vajzës së tij ishte momenti kur ndjeu se kishte marrë gjithçka që i nevojitej. Ai e përshkruan foton si më shumë se një kujtim një simbol të bekimit që ka marrë nga Zoti.

“Nuk ka titull më të madh për mua se sa të jem babai i saj,” shkruan Luizi në fund të dedikimit, i cili është pritur me shumë dashuri dhe reagime pozitive nga fansat.

Ky postim prekës ka sjellë në pah anën e tij më të ndjeshme, duke forcuar edhe më shumë lidhjen që publiku ka krijuar me të pas eksperiencës në reality show.