I kanë vënë nofkën ‘Catzenegger’, në shenjë nderimi ndaj aktorit dhe kulturistit Arnold Schëarzenegger.
Një mace me një pamje aspak normale është kthyer në një yll të vërtetë në internet. Shumë meme dhe fotomontazhe janë bërë për macen fenomen dhe janë shpërndarë në Twitter.
I pari që publikoi foton e maces me muskuj ishte një kanadez që përdorte llogarinë “Buff Cat” në Twitter.
Kjo llogari numëron tashmë 22 mijë ndjekës.





