Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer, do të bashkë-kryesojnë një video-konferencë nga Parisi të premten (17 prill).

Bëhet fjalë për “vendet jo-luftëtare, të gatshme të kontribuojnë në një mision shumëpalësh dhe thjesht mbrojtës” në Ngushticën e Hormuzit, njoftoi Pallati Elysee.

ADVERTISING

Ky mision, karakteristikat e të cilit nuk janë specifikuar, është i ndarë nga veprimet e Shteteve të Bashkuara.

Mediat informojnë se ai synon që të “rivendosë lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit kur kushtet e sigurisë ta lejojnë”, sipas njoftimit edhe të presidencës franceze.

Franca dhe Britania janë dy nga vendet që nuk i janë bashkuar operacionit amerikan të urdhëruar nga presidenti Donald Trump, për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit nga Irani dhe marrjen e saj nën kontroll.