Gazetari i njohur Enkel Demi, prej ditës së sotme do të nisë një tjetër emision larg Televizionit Publik Shqiptar. Ai do të nisë ditën me shikuesit e ABC News, çdo mëngjes nga e hëna në të premte.

Demi është bërë sërish pjesë e këtij televizioni, duke u rikthyer kështu sërish pas dhjetë vitesh.

“Nga e hëna në të premte në ABC. Kthim në shtëpi pas 10 vjetësh”, shkruan gazetari në një postim në Facebook.