Top Channel ka disa muaj tashmë që është përfshirë nga një valë e fuqishme ndryshimesh me njerëz të rëndësishëm që largohen dhe të tjerë që po shkojnë në televizionin e rëndësishëm.

Mungon vetëm zyrtarizmi, por Ben Blushi sipas të gjitha gjasave do të jetë drejtori i ri i Top Channel, i cili do të udhëheqë edhe linjën editoriale të këtij televizioni, shkruan newsbomb.al.

Pas kësaj lëvizje të bujshme, e radhës është largimi i Erion Yllit nga pozicioni i zëvendës drejtorit të televizionit.

Ky i fundit ishte në këtë pozicion pas largimit të Skerdi Drenovës që kishte qenë aty për më shumë se 10 vjet, që nga themelimi i televizionit./Newsbomb.al