Deputetja demokrate Majlinda Bregu, e ftuar në emisionin “6 ditë pa Ermalin”, kur u pyet nga drejtuesi se kë do më shumë, Bashën apo Berishën, ajo u përgjigj:

“Berishën dua më shumë, ai më ka ftuar në PD. Edhe po të pyesni Bashën kë do më shumë veten apo Berishën, me siguri do të thotë Berishën”.

Ndërkaq Ermal Mamaqi e ngacmoi duke i thënë “por Berisha do më shumë Jozefinën se sa ty?” dhe ajo iu përgjigj: “Nuk di kë do më shumë ai, por ne të dyja e duam njësoj atë”.

Më tej, deputeti i ndjerë i PD-së, Sokol Olldashi, është sjellë në vëmendje gjatë një interviste të Majlinda Bregut.

“Po të ishte gjallë, Sokol Olldashi, PD-ja do të ishte ndryshe”, tha Bregu, e njohur si një nga ish-miket më të ngushta të të ndjerit Olldashi.