Tiranë, 18 maj 2014 – Promovimi i Grida Dumës nga Lulzim Basha, ka prekur dhe xhelozuar gratë e Partisë Demokratike.
Ish ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka thumbuar Grida Dumën, duke u shprehur se ajo flet shumë dhe dëgjon pak.
“Në rast se do të ketë një bashkëpunim dhe prirje ku gjithsecili të respektojë pozicionin e tjetrit, e atij që vjen, dëshirën dhe motivimin sepse një njeri që kërkon t’i bashkohet PD-së në opozitë, siç ishim ne dikur, sigurisht që është për t’u lëvduar. Pra, nuk po i bashkohet një force politike kur është në pushtet, por po i bashkohet kur është në opozitë. Por, a ka nevojë që të dëgjojë më shumë se sa të flasë? Sigurisht që kjo është e vërtetë”,-u shpreh Bregu për ish numrin dy të Ministrisë së Integrimit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





