Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën e re të Ersekës. Siç shihet edhe në pamje një makinë tip Benz ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën anësore. 

Gjithashtu bëhet me dije se zjarrfikësja ka ndërhyrë për nxjerrjen e drejtuesit dhe pasagjerit që fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore. Po ashtu policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.