Një aksident tragjik i marrë jetë një 60-vjeçari shqiptar në Itali. Agron Gjata me banim në Corropoli, ka humbur jetën pasditen e sotme në komunën e Controguerra. 

Shqiptari që po drejtonte një mjet tip “Nissan Juke” po përpiqej të parakalonte e një furgon që transportonte disa punëtorë nga një kompani ndërtimi kur u përplas.

60-vjeçari shqiptar humbi kontrollin e makinës pasi goditi pjesën e përparme të majtë të furgonit. Kjo bëri që makina e tij të përmbysej 2-3 herë në rrugë.

Fatkeqësisht ndihma e ekipit të ambulancës nuk shërbeu pasi shqiptari ndërroi jetë në vendngjarje. Grupet e zjarrfikësve e kanë nxjerrë trupin e pajetë të shqiptarit nga xhami i përparmë i “Nissanit”.