TIRANE- Një automjet është aksidentuar sot në qendër të kryeqytetit duke goditur hyrjen kryesore të bashkis së Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin kryesor, pikërisht në hyrje të rrugicës që ndodhet mes Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës.

Autimjeti tip Benz, ngjyrë e zezë, ka dalë nga karexhata dhe më pas duke kaluar në trotuar ka ecur për inerci deri tek hyrja kryesore e bashkisë së Tiranës, duke ndaluar vetëm pasi e ka goditur atë.

Makina ka pësuar dëmtime serioze në pjesën e përparme të saj derisa është shofrmuar dhe thyer edhe xhami i parë i mjetit.

Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila fillimisht dërgoi drejtuesin e mjetit në spital në gjendje të plagosur. Më pas, makina që goditi bashkinë është hequr nga vendi i ngjarjes me një karrotrec.

Policia në vendngjarje ka thënë se aksidenti ndodhi si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara