Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin Këlcyrë-Përmet. Aksidenti ka ndodhur afër Nënstacionit Elektrik.

Mësohet se një mjet ka humbur kontrollin e makinës tip “Opel” dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

I plagosuri është dërguar në spital. Në vendngjarje ndodhen policia dhe forcat zjarrfikëse pasi mjeti ka implant gazi dhe mund të shpërthejë. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.