Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier-Seman.

Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga, është përmbysur dhe ka përfunduar në një kanal.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.