Një automjet ka përplasur një biçikletë me pasojë plagosjen e drejtuesit të këtij të fundit.
Aksidenti ka ndodhur në Durrës një ditë më parë, ku specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 27 vjeç, banues në Mamurras.
“Duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi A. L., 62 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve. Shtetasi E. A. është larguar nga vendi i aksidentit, por është kapur më pas nga shërbimet e Policisë”, njoftuan sot uniformat blu.