TIRANE – Dy fëmijë janë plagosur pasditen e sotme në kryeqytet, pasi u përplasën nga një automjet teksa udhëtonin me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Selvisë në Tiranë, ku dy fëmijët 16 dhe 11 vjeç janë përplasur nga një makinë, e cila është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Fatmirësisht fëmijët nuk kanë marrë plagë të rënda, por gjithsesi janë dërguar në spital për kontrollet dhe mjekimet e nevojshme. Efektivët e policisë kanë mundur të identifikojnë drejtuesin e makinës, F. Ymeraj 47 vjeç, dhe pak orë pas ngjarjes e kanë shoqëruar atë në komisariat.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Makina përplas dy fëmijë teksa udhëtonin me bicikletë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Ministri Hoxha: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës
Horoskopi ditor, e martë 1 shtator 2026
Sulm me thikë në Times Square, dy viktima dhe një i plagosur rëndë, autorja u qëllua nga efektivët
Temperatura deri në 37 gradë, njihuni me parashikimin e motit për këtë të martë





