Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në rrugën “Kastriot Muço” në Fier. Mësohet se një makinë ka përplasur një këmbësor teksa po kalonte vijat e bardha.
Drejtuesja e mjetit nuk ka arritur të fenojë në kohë dhe ka përplasur këmbësorin. Këmbësori është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal Fier ku po merr ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.