Një aksident ka ndodhur në aksin Çermë-Divjakë. Mësohet se një automjet tip Benz ka goditur një motoçikletë në rrugën nacionale Çermë-Divjakë. Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motoçikletës është plagosur rëndë. Gjithashtu i plagosur është transportuar në spitalin e Lushnjes me ambulancë, ku është në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po dokumenton aksidentin si dhe po merr masa për disiplinimin e trafikut. Gjithashtu policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tip Benz për të hedhur dritë mbi rrethanat e aksidentit.