Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë – Kurbin në vendin e quajtur Markatomaj.

Rreth orës 06:30, shtetasi P. S. nën drejtimin e automjetit të tij, ka aksidentuar këmbësorin Gj. N. 79 vjeç, banues në Markatomaj, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme procedurale hetimore.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.