TIRANË- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot që në orët e para të mëngjesit në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur tek rruga e Kavajës, ndërsa një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësore që tentonte të kalonte rrugën. 

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar në drejtim të paditur, duke mos i ardhur në ndihmë viktimës. 

Policia e Tiranës ka mbërritur në vendngjarje, por ende nuk dihet identiteti i viktimës, edhe pse sipas policisë bëhet fjalë për një femër, e cila mund të jetë rreth 22 vjeç.