Një automjet tip “ BMW“ ka marrë flakë në ecje në aksin Fier – Patos.

Mësohet se automjeti  i cili ka qene duke udhëtuar drejt Patosit është përfshire nga flaket e me pas ka përfunduar ne kanalin anësor te rrugës. Për pasojë drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer që ndodhej në të kanë arritur të dalin prej tij me lëndime të lehta.

Paraprakisht dyshohet se shkak ka qene një defekt elektrik, ndërkohe në vendngjarje ka mbërritur menjëherë dhe shërbimi zjarrfikës, i cili ka bërë të munduar shuarjen e flakëve.

Ndërkohë ne vendngjarje ndodhet dhe policia dhe ekspertet e qarkullimit rrugor për te zbardhur shkaqet.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 19:50, në aksin rrugor “Fier-Patos”, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “BMW”.

Nga flakët kanë marrë dëmtime në trup drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasit E. Sh., 35 vjeç dhe D. Sh., 41 vjeç, të dy banues në Drizë, Fier, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes