Ministrja e Shëndetësisë Ogerta, Manastirliu ka dhënë një lajm të mirë në këtë situatë të vështirë që po kalon vendi për shkak të pandemisë.

Manastirliu shkruan në Facebook se ka rritje të lindjeve në spitalet publike, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

POSTIMII PLOTË

#FëmijëtTëParët

15,713 të porsalindur kanë gëzuar familjet e tyre në 6 muajt e parë të vitit 2020 dhe kanë përfituar bonusin e bebes, nga programi i qeverisë që mbështet çdo familje, pa dallim 

Mes tyre janë edhe 2,541 që kanë ardhur në jetë jashtë vendit, por të regjistruar në Shqipëri

Pavarësisht situatës së vështirë të pandemisë, ka rritje të lindjeve në spitalet publike, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar

#Mirënjohje ekipeve mjekësore që kujdesen çdo ditë për shëndetin dhe sigurinë e nënave dhe të porsalindurve #Bashkë