Manchester United dëshiron të përforcohet me çdo kusht me mbrojtësin e Juventusit, Gleison Bremer në merkaton e verës.

Klubi anglez shkruan Corriere dello Sport po konsideron mundësinë për të paguar klauzolën e lirimit të brazilianit. 

Ndërkohë gazetari Fabrizio Romano njofton se kontrata e Bremer me Juventus përfshin një klauzolë lirimi prej 65 milionë eurosh.

Klauzola formale e lirimit është e vlefshme nga vera e viti 2025, klauzolë tradicionale për të paguar dhe nënshkruar me lojtarin në çast, pa pasur nevojë të përfshijë Juventusin në bisedime.

Për verën e vitit 2024, ka një pakt për të shqyrtuar ofertat për të njëjtën shumë të klauzolës së lirimit… por me vendimin përfundimtar që i takon Juventusit ta thotë në këtë rast.

Gjithsesi drejtuesit e “Djajëve të Kuq” mund të përfshijnë edhe Mason Greenwood në një marrëveshje shkëmbimi të lojtarëve plus para për të ulur tarifën e transferimit të mbrojtësit.

Greenwood, 22 vjeç, është i huazuar te Getafe deri në fund të sezonit dhe ka grumbulluar tetë gola dhe pesë asiste në 27 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

Juventus do të shqyrtojë gjithashtu ofertat për Dean Huijsen, një objektiv për Liverpool, Borussia Dortmund dhe Leipzig.