Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në Facebook për përshkallëzimin e protestës së studentëve.

Manjani i bën thirrje kryeministrit Rama, që të plotësojë kërkesat e studentëve dhe të lërë mënjanë bejtet elektronike.

"Nëse protesta e studentëve është e PD dhe LSI, siç thotë Rama, atëhere bravo ju qoftë!

Nuk e dinim se opozita qënka kaq e fortë… Ose Rama vërtë s’di se ç’thotë!

Plotëso kërkesat, o zotni!!!

Plotësoi e mbaroje kët punë! Lëri bejtet elektronike se je ende Kryeministër!", shkruan Manjani.