Semi dhe Donaldi janë dy personazhet më të komentuar brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.

Njohja e tyre e mëparshme është e dukshme, e madje, ndjekësit kanë aluduar se dyshja kanë një pëlqim për njëri-tjetrin. Në këtë mes është prekur dhe ish-partnerja e Donaldit, moderatorja Bora Zemani.

Kjo e fundit ka zgjedhur të flasë vetë për këto zëra, duke qenë se është përmendur dhe ajo. Bora shkruan në Instagram se edhe pse është ndarë prej kohësh nga Dolandi, e di që mes tij dhe Semit ekziston një miqësi.

Kujtojmë se Bora dhe Donaldi kanë qenë në lidhje dashurie për tri vite, ndërsa për ndarjen e tyre humoristi ka thënë se “dy gjela nuk mund të rrinë në një shtëpi”.