Analisti Spartak Ngjela ishte i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News këtë të enjte, ku i cilësoi pjesë të një loje deklaratat e fundit të kreu të PL-së, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi.

Sipas Ngjelës, ata duan t’i shpëtojnë drejtësisë, ndërsa zbërtheu edhe skemën në studio.

“Nuk është raport bashkëshortor ky, është raport midis dy hajdutësh. Hajduti A duke menduar se është më i fortë se sa hajduti B dhe duke menduar mos të bjerë nga pushteti ia hedh të gjithë hajdutit B, që hajduti B të dënohet të marrë të gjithë fajin përsipër dhe hajduti A meqë ka forcë do të shpëtojë edhe hajdutin B. Ta shpjegova psikikën e krimit, është bashkëpunim kriminal jo bashkëpunim erotik, ka lidhje me pasurinë, i akuzon për krim dhe ky thotë është e gruas, gruaja thotë po është e imja se është ajo që thashë unë. Ndihmomë i ka thënë gruas, po e bëjmë si përrallë. Se do të bëhem kryeministër, pyetja ime është kjo, bëhet dot kryeministër me të gjitha këto? Po të jenë çmendur shqiptarët le ta bëjnë”, tha Ngjela.