Në Itali martesat po ndodhin gjithnjë e më pak, madje dhe kur ndodhin martohen me të huaj. Kjo shifër e këtij fenomeni gjithmonë në rritje është zbuluar nga një sondazh i ISTAT që ka marrë parasysh dyvjeçarin 2010/2011.

 

Dyfishohen bashkimet civile, në fakt sot janë 972 mijë kundër gjysëm milionit të vitit 2007. Një nga shkaqet kryesore është kriza, që shkakton rritjen e punësimeve të përkohshme dhe për pasojë zvogëlon mundësinë e planifikimit të projekteve afatgjata dhe blerjeve të mëdha, si përshembull shtëpi.

 

Jane rreth 50% e burrave dhe 34% e grave mes moshave 25 dhe 34 vjeç, të cilët jetojnë akoma në shtëpinë e prindërve nga pamundësia për të blerë një çati për veten. Situata ndikon në zgjedhjet e 'zemrës' mbi të gjitha në pasiguritë e të rinjve për të ardhmen, të cilët preferojnë bashkëjetesën në vend të martesës.

Në vitin 2011 martesat ishin rreth 204.830, 12.897 më pak se viti i mëparshëm, edhe mosha është spostuar. Për meshkujt është bërë një mesatare prej 34 vjec dhe për gratë 31 vjec. Një tjetër tendencë që është regjistruar nga Istat ka të bëjë me përzierjen e çifteve. Meshkujt italianë martohen gjithnjë e më shumë me gra rumune dhe ukrahinase.

Janë rreth 68% e çifteve të formuar në vitin 2011 ku bashkëshortët kanë kombësi të ndryshme, në 17,7% gruaja është rumune, në 9,9% është ukrahinase dhe në 7,6% është braziliane. Ndërsa nga ana tjetër gratë italiane preferojnë marokenët me 10% dhe shqiptarët me 8,1%.