Miku i Travis Kelce mund të ketë zbuluar padashje se ylli i Kansas City Chiefs dhe këngëtarja Taylor Swift janë martuar në fshehtësi.
Organizatori i dasmës së Cole Kmet, lojtarit të Chicago Bears dhe Emily Jarosz, postoi disa foto nga eventi duke zbuluar se Taylor dhe Travis ishin të ftuar. Organizatori, Ellie Nottoli ndau disa “detaje të personalizuara” nga ceremonia, përfshirë një letër për “Taylor dhe Travis Kelce” me shënimin “Tavolina 13”, shkruan Page Six.
“Të gjithë e dimë se Taylor dhe Travis ishin në një dasmë tjetër në Tennessee”, tha Nottoli në InstaStory. “Por çdo i ftuar kishte një zarf dhe Emily shkroi letra dashurie për të gjithë ata.”

Letra ‘i çmendi’ fansat që nisën menjëherë të mendonin se çifti i ka bërë tashmë betimet e martesës.
Por ka edhe skeptikë. ”Kjo është shumë e zakonshme për çiftet (e martuara dhe të pamartuara) në dasmë. Është çështje estetike”, shkroi dikush, mendim i mbështetur edhe nga një vajzë që tha se “bën të njëjtën gjë” me të dashurin e saj.
“Teknikisht duhet të jetë Travis dhe Taylor Kelce”, iu bashkua një tjetër.

Thashethemet për martesën e Taylor dhe Travis kanë qarkulluar dy javë pasi një burim foli për propozimin.
”Pasi ai të përfundojë së luajturi futboll, biseda do të jetë e hapur”, tha burimi për Daily Mail. “Të gjithë po presin që Travis t’i kërkojë dorën e saj për martesë prindërve, ata do të thonë po dhe mezi presin të fejohen. Asgjë s’duket e menjëhershme, por do të ndodhë 100%”, përfundoi burimi.