Një tjetër barazim për Teutën, këtë herë ndaj Dinamos, megjithatë trajneri Edi Martini nuk e bën dramë dhe pranon se mungesat në formacion kanë pasur ndikimin e vet në lojën dhe rezultatet e kampionëve në fuqi.

Sa i kënaqur jeni me paraqitjen e skuadrës dhe barazimin ndaj Dinamos?

Ishte një ndeshje që të them të drejtën kishim mungesa në formacione. Kishim edhe lojtarë me probleme fizike, si Daja e Jackson, dy lojtarë që duhet t’i falënderojmë sakrificën që bënë, pasi ishin në dyshim. Pjesën e parë e nisëm keq dhe vuajtëm përreth 25 minuta, por më pas u futëm në ritëm dhe mendoj se ishim më mirë ne. Kemi pak probleme në fazën e finalizimit, ku mendoj se duhet të tregohemi më të vëmendshëm.

Ndaj Partizanit shënoi Georgiev, ndaj Vllaznisë, Koubemba… Nga kush tjetër i prisni golat?

Ne funksionojmë si skuadër, janë këta, por ka edhe të tjerë, pasi është Plaku apo Gruda, lojtarë që në momente të veçanta kanë shënuar gola dhe gola të rëndësishëm. Mos ta bëjmë dramë, se nuk është gjë e madhe të mos shënosh në një ndeshje, gjithsesi duhet të përmirësohemi.

Skuadra vuan jo pak në finalizim…

Është ngërç, sepse edhe Dinamo luajti me shumë në mbrojtje, duhet të punojmë shumë para portës, te 30 metrat e fundit se normalisht duhet të jemi më agresivë para portës, më të shpejtë e më të qartë.

Një Teutë e plotë deri ku mund të shkojë?

Dy ndeshjet e para ishin më të mira, sot mungesat bënë që të na binte ritmi. Javën tjetër jemi komplet e duhet të shtojmë agresivitetin para portës se është e rëndësishme. Sot na ka dalë disa herë kundërshtari para, duhet të jemi të harmonizuar edhe kur bëjmë presing, të jemi më të shpejtë në lojën në krahë, duhet të punojmë