Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në emër të qeverive respektive nënshkruan sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030. Siç dihet, këto lojëra do të organizohen nga Kosova pas 6 vitesh.
Marrëveshja e nënshkruar sot ka lidhje me sportin e lundrimit, pasi Kosovanuk ka mundësi për të organizuar gara specifike, duke mos pasur det në territorin e saj.
Me këtë marrëveshje mundësohet organizimi i sportit të lundrimit në Durrës të Republikës së Shqipërisë dhe njëherësh zyrtarizon Durrësin si një nga qytetet mikpritëse të Lojërave Mesdhetare 2030.
“Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 do jenë ngjarja më e madhe sportive në histori të vendit, që përmes investimeve do të kontribuojë drejtpërdrejt në përmirësimin dhe avancimin e infrastrukturës sportive, kurse përmes mikpritjes në përfaqësimin dhe promovimin ndërkombëtar të republikës sonë”, – thuhet në njoftimin për shtyp.