Teuta e mbylli në vendin e gjashtë kampionatin, duke mbetur jashtë Europës.

Pas triumfit 1-0 ndaj Dinamos në duelin e javës së fundit, trajneri i skuadrës durrsake, Edi Martini u shpreh: 

“Ne kishim projekte të tjera, mendoja që edhe kështu siç ishim do të kapnim Europë. Ka qenë viti më i pafat i imi në drejtim të ekipit.

Kemi humbur shumë penallti dhe në shumë ndeshje jemi penalizuar në minutat e fundit. Do të ishim ne sot në Europë.

Djemtë kanë dhënë maksimumin. Pavarësisht se nuk arritëm atje ku deshëm.  

Do të isha i sigurt 100 % që po ta ndërtoja unë ekipin do të ishim në katërshe.

Po të kishim 2-3 lojtarë më tepër në sulm, nuk do e diskutonim. Duhet të jesh i zgjuar në ndërtimin e ekipit, nuk është vetëm leku që e bën një ekip.  

Eliminimi nga Kupa ka qenë më e rënda. Unë jam i sigurt që Teuta ka fituar disa lojtarë që janë shumë të mirë, që mund të luajnë në çdo ekip edhe jashtë Shqipërisë.

Teuta me këta lojtarë, në qoftë se qëndron, shkon në Kupat e Europës. 

Kam qejf që kampionatin ta fitojë Vllaznia. Do të jetë luftë e fortë. Gjysmëfinalja është shumë e rëndësishme. Mund të dalë gjithsecila prej tyre kampion.

Varet ana psikologjike dhe kush i ka lojtarët më të freskët.  Shikoj baraspeshë, tifozeria ka për të luajtur rol kryesor”, u shpreh Edi Martini.