29 maj 2015–Dy shtetas britanikë shënojnë martesën e parë të një çifti gej në Shqipëri. Michael dhe Donald kanë vënë kurorë në vendin tonë, duke shënuar një rast të paprecedent. Në fakt, të qenit shtetas britanikë, ku lejohen martesat brenda të njëjtës gjini, nuk ka pasur pengesë për ta që të celebrohen në Shqipëri, brenda ambasadës britanike. Pas celebrimit, edhe shteti shqiptar i njeh ata të martuar. Dëshmitarë të çiftit ishin Kristi Pinderi, përfaqësues i Pink Embassy si dhe Erjoni, miq të dy të sapormartuarve.

Ligjet e shtetit shqiptar nuk e lejojnë martesën brenda të njëjtit seks. Por në këtë rast, “puçi” erdhi nga ambasada britanike, e cila ka sovranitet ekstraterritorial dhe zbaton ligjet e shtetit të saj, pavarësisht se ndodhet në tokën shqiptare.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”