Në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile u mblodh Komisioni Teknik Këshillimor për masat ndaj sezonit të zjarreve ku u analizua situata e krijuar nga temperaturat e larta dhe u vlerësua angazhimi i strukturave në menaxhimin e zjarreve.
Drejtori i Përgjithshëm i AKMC-së, Haki Çako bëri të ditur se nga data 22 qershor deri më sot janë regjistruar 160 zjarre në të gjithë vendin.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile përsërit apelin drejtuar qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta dhe risk të shtuar për zjarre, si dhe të njoftojnë menjëherë kur shikojnë zjarr.





