Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Ylli Vasili në një prononcim për media ka zbuluar planin e masave të marra për mbarëvajtjen e sitit të ri shkollor që nisi ditën e sotme.

Vasili bëri me dije se do të vijojë bashkëpunimi mes institucioneve arsimore dhe Policisë së Shtetit me qëllim rritjen e sigurisë në shkolla por dhe në zbatimin e masave anti-Covid nga ana e nxënësve.

Teksa bëri me dije se do të ketë patrullim të efektivëve në afërsi të shkollave, si dhe prani të tyre gjatë ndërrimit të turneve, Vasili theksoi se do të vijojë gjithashtu plan ii sensibilizimit në kuadër të mos përdorimit të lëndëve narkotike dhe respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

“Si çdo vit nga Drejtori e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka marrë masat përkatëse, duke fillluar me përplilimin e një programi pune ku janë fokusuar disa objektiva të rëndësishme për ecurinë sa më të mirë të këtij viti shkollor.

Në këto objektiva janë përcaktuar qartazi bashkëpunimi që duhet të ketë Policia e Shtetit me institucionet arsimore, ku përfshihen drejtuesit e shkollave por dhe bordi i prindërve.

Në fokus të masave që merr policia e Shtetit janë dhe masat anti-Covid, të cilat monitorohen nga ana e efektivëve të policisë së Shtetit në bashkëpunim me drejtuesit e shkollave përkatëse.

Ne kemi vendosur angazhimin e patrullave të policisë në afërsi të shkollave dhe vazhdojnë sensibilizimin në drejtim të drogës, në drejtim të zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe për për të patur një lidhje dhe bashkëpunim me intitucionet e shkolllave, bordin e prindërve dhe vetë nxënësve.

Desha të uroj prindërit, nxënësit, stafin mësimor për këtë vit të ri shkollor dhe për një bashkëpunim sa më të mirë me Policinë e Shtetit.

Ju tërheq dhe një herë në vëmendje se numri 112 dhe Komisariati Digjital është në gadishmëri për t’i ardhur në ndihmë shqetësimeve të nxënësve, mësuesve

Në secilën komisariat sipas planit të masave janë përcaktuar institucionet shkollore dhe në çdo institucion do të kemi patrullim të policisë dhe qëndrimm të efektivëve aty gjatë kohës së ndërimit të turneve”, tha Vasili.