Mbi 27 mijë maturantë do të zhvillojnë sot provimin e matematikës.

Provimi ka nisur në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Dhe siç është shndërruar tashmë në një skandal kronik, edhe kësaj radhe ashtu si gjithmonë, vetëm 30 minuta pas nisjes së provimit është publikuar në rrjetet sociale edhe teza e Matematikës.