Nëpërmjet një postimi të bërë në llogarinë personale të Instagram-it pak momente më parë, rap-artisti shqiptar ka bërë një paralajmërim për gjithë ndjekësit e tij.

Mbani telefonat afër sepse kam një super lajm sot për të gjithë!”- shkruan ai.

Siç duket, Mozzik do të publikojë projektin e tij muzikor më të ri, që me siguri do të kthehet në hit ashtu sikurse çdo këngë tjetër e tij.

Rikujtojmë që kudo nëpër rrjet po përflitet se këngëtari ka nisur një kapitull të ri dashurie me vajzën e një politikani të njohur shqiptar, Lotina Hazirin. Mirëpo ende nuk kemi një konfirmim prej çiftit. Kjo mbetet për t’u parë në vazhdim…