Një 20 vjeçar është proceduar penalisht nga policia në Shkodër, arsyeja ka qënë se në makinën që drejtonte mbante fenelina si ato të policisë

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. K.,20 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, iu gjetën disa fenelina të ngjashme me ato të Policisë.