Sërish ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit.
Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, janë kryer disa ndryshime në drejtimin e strukturave vendore dhe komisariateve.
Drejtues Dritan Lena, deri tani Shef i Sektorit të Planifikimit Operacional në Drejtorinë e Forcës Kombëtare të Sigurisë, transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.
Shefi i Komisariatit të Policisë Tropojë, Kryekomisar Saimir Shkambaj, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë.
Ndërkohë, Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Komisar Feliks Hoda, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Dibër.
Po ashtu, Komisar Andi Kano, aktualisht Shef i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, komandohet në detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Tropojë.





