Ish-shefja e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni ndodhej jashtë vendit ndërkohë që në Shqipëri doli lajmi se SPAK kishte firmosur ndaj saj dy masa sigurie “arrest shtëpie” dhe “pezullim nga ushtrimi i funksioneve publike”.

Sipas raportimeve, Vlora Hyseni ndodhej në Baku të Azerbajxhan në një takim me shefat e shërbimeve të 82 vendeve. Por disa orë pasi SPAK caktoi masën e sigurisë ndaj saj, ajo u shfaq në Kosovë.  Automjeti me të cilin udhëtonte mbërriti në pikën e kalimit kufitar në Morinë ku edhe u bë ndalimi nga policia shqiptare.

Më pas, Hyseni, e cila i ka komunikuar informacionet Ergys Agasit gjatë kohës që ishte në detyrë, është  shoqërua për në ambientet e policisë së Shtetit. Aty dha shpjegimet e para, ndërsa më pas iu komunikua masa dhe izolua në banesën e saj afër stadiumit Air Albania.

Vlora Hyseni akuzohet nga SPAK për përkrahje të autorit të krimit dhe zbulim të akteve sekrete, lidhur me aferën e AKSHI, ku Ergys Agasi dyshohet se kishte krijuar një grup kriminal që vepronte brenda këtij institucioni.

Sipas prokurorëve janë zbuluar komunikimeve mes saj dhe Agasit edhe gjatë kohës që ky i fundit ishte në arrati. Agasi po hetohet se në kuadër të grupit kriminal dhe në bashkëpunim me ish-drejtoreshën e AKSHI-t Mirlinda Karcanaj dhe ish zv,.drejtoreshën Hava Delibashi.

Në kuadër të të njëjtin aksion SPAK arrestoi dje Embro Sulejmanin, punonjës i Agroturizëm Kodra e Kuajve, që ndihmonte Aasin në arrati, si dhe Fatjon Kalluci, Përgjegjës Sektori në Institutin të Policisë Shkencore që dyshohet se nxjerrje te dokumenteve sekrete. SPAK urdhëroi dhe kontrollin e banesës për ish-kreun e Policisë së Shtetit, Ilir Prod