Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan tha se sulmi ndaj Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore në Ankara ishte një infiltrim i terroristëve nga Siria.
Duke folur për gazetarët, presidenti turk tha se ky sulm ishte një operacion infiltrimi nga Siria.
Duke vazhduar ai tha se duhet të mendojnë në çdo kohë se mund të ketë ndonjë lëvizje depërtimi nga Siria apo vende të tjera.
Ai theksoi se Turqia do të mbrojë territoret e saj dhe duke dhënë indikacione për lëvizjet e ardhshme të Ankarasë ai tha se duhet të marrim të gjitha masat e sigurisë në përputhje me rrethanat.
Gjithashtu Erdogan ka akuzuar edhe një herë Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e organizatave terroriste që veprojnë kundër Turqisë.
“PYD/YPG, dega siriane e organizatës terroriste PKK, është e dënuar të braktiset dhe të lihet vetëm. Amerika ka në krahë PYD/YPG-në, degën siriane të organizatës terroriste PKK. Por kur të mbarojë ajo kohë, duhet ta lërë të qetë. Dihet se Amerika i përdor organizatat terroriste në rajon për interesat e veta dhe sigurinë e Izraelit. Amerika i ofron Izraelit të gjitha llojet e pajisjeve, municioneve dhe mbështetjes në rajon.
A jep para apo jo? Sytë dhe veshët tanë janë të hapur për të gjitha zhvillimet që ndodhin pranë trojeve tona dhe nuk mund të bëjmë kompromise me to. Ne do të jemi mbrojtës të trojeve tona. Ne duhet të mendojmë në çdo kohë se mund të ketë ndonjë lëvizje të infiltrimit nga Siria apo vende të tjera. Prandaj, ne duhet të marrim të gjitha masat tona të sigurisë në përputhje me rrethanat”, tha presidenti turk.