TIRANE- Gjykata Kushtetuese tërhiqet për të vendosur për kërkesën e Aleancës Kundër Importit të Plehrave për realizimin e një Referndumi. Gjykata Kushtetuese mori sot në shqyrtim kërkesën e një grupi ambjentalistësh për zhvillimin e një referendumi për ndalimin importit të mbetjeve. 

Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave vlerësoi se kërkesa referendare për shfuqizimin e nenit 49 dhe 22/3 mbështetet në absurd dhe në kontradiktë të thellë me çfarë kanë deklaruar deri më sot nismëtarët e kërkesës për referendum. “Kërkesa e tyre në vend që të shkaktojnë ndalimin e importit të atyre pak lloje mbetjeve të parrezikshme (25 lloje) për qëllim riciklimi, ripërdorimi, rikuperimi (pra për cdo qëllim që nuk është asgjesim apo ruajtje) çon në liberalizimin dhe lejimin total të importit të rreth 550 llojeve mbetjesh të parrezikshme”, theksoi Minsitria e Mbrojtjes. 

Aleanca Kundër Importit  kërkoi që të hiqen me referendum nenet 22/3 dhe 49 nga ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve, i cili u miratua fundvitin e kaluar. Sipas tyre, këto dy nene lejojnë importimin e mbetjeve urbane nga vende të tjera në shërbim të industrive ricikluese, duke rrezikuar jetën e shoqërisë dhe mjedisin shqiptar. 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi në qershor 2012 të shtyjë për në vitin 2013 zhvillimin e një Referendumi për ndalimin e importit të plehrave në Shqipëri. Ndërsa Presidenti i Republikës ka 45 ditë kohë nga marrja e vendimit nga Gjykata Kushtetuese, ose nga skadimi i afatit të saj, për të shpallur datën e referendumit. Por, sipas Kodit Zgjedhor 2003, ndalohet zhvillimi i referendumeve 6 muaj para dhe 3 muaj pas zgjedhjeve parlamentare.