Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime me Asambletë e PS-së në Kavajë dhe Vorë.
Ai nuk i ka kursyer batutat, teksa shprehet se opozitës më 11 maj duhet t’u prezantohet një “Noç Rrok” madhështor.
“Më bëjnë ca profile false edhe më shkruajnë do marrësh Noç Rrokun. Më 11 maj duhet të më ndihmoni që t’u prezantojmë një Noç Rrok aq madhështor që të thonë çfarë i bëmë vetes”, tha ai.