Rreth mbledhjes dy ditore të qeverisë në qytetin e Durrësit, ku janë prezantuar 100 projekte për këtë qark, ka reaguar ish-deputeti demokrat i Durrësit, Igli Cara.

Cara në një postim në Facebook, komenton deklaratën e kryeministrit Rama për vendgrumbullimin e mbeturinave si dhe akuzon këtë të fundit dhe kryebashkiakun Vangjush Dako si mashtrues.

Cara shkruan se “me beri pershtypje, qe nuk tha asnje fjale te vetme per keqmenaxhimin e deritanishem nga ortaku i tij politik Dako dhe akoma me teper per turp te tij gjeti dhe fajtoret e kesaj situate, te cilet ishin njerezit .. Pra, sipas tij ishin fajtore qytetaret e Durresit per kete katastrofe ambientaliste ….”

POSTIMI I PLOTË

Nuk e kane fajin njerezit per paaftesine dhe makuterine tuaj.

Rama vizitoi sot Durresin i shoqeruar nga miku i tij Dako, ku foli per "arritjet" e qeverise se tij ne kete qark… 
Nder te tjera me beri pershtypje komenti i tij per vendin e djeges se plehrave ne qytetin e Durresit. 
Megjithese ka mbi 12vjet, qe ky vend i prodhimit te helmit eshte denoncuar nga media, qytetaret, por me se shumti nga perfaqesuesit e opozites dhe PD, sot Rama u mundua te jape dhe zgjidhjen : plehrat ketej e tutje do te perpunohen ne Tirane….
Ok, shenje e mire kjo, qe se paku erdhi me ne fund dhe e pranon si problem.
Por me beri pershtypje, qe nuk tha asnje fjale te vetme per keqmenaxhimin e deritanishem nga ortaku i tij politik Dako dhe akoma me teper per turp te tij gjeti dhe fajtoret e kesaj situate, te cilet ishin njerezit ..
Pra, sipas tij ishin fajtore qytetaret e Durresit per kete katastrofe ambientaliste ….
Te verteten banoret e Durresit e dine, qe per rreth 12 vite Z.Dako megjithese ka qarkulluar me firme te tij afro 200 Milione euro (buxhet bashkie, grante te pakushtezuara, fonde per projekte te ndryshme, etj)
nuk e ka pasur kurre, po kurre prioritet kete problem..
Prioritet i tyre jane projektet per fasadat, punimet e betonit, palmat, rilindja urbane, koncensionet e ndryshme ne bashki, etj, etj…
projekte keto, qe prodhojne Euro, shume Euro, per sojin e sorollopin e tyre dhe gjithnje e me pak projekte qe lehtesojne jeten e durrsakeve. …
Dyshja Rama- Dako nuk njeh kufij ne mashtrim…..
Ne kete muaj te Ramazanit nuk mund t'iu them tjeter vecse..
Allahu ju falte per shkaterrimin e ketij qyteti….