Në orën 11.00 nis mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ku si pikë e rendit të ditës është zgjedhja e Kryesisë së PD-së.

Sipas axhendës, fjalën do e marrë Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka.

Pas fjalimeve do të nisë votimi. Paraprakisht çdo anëtar i Këshillit Kombëtar do të firmosë manualisht dhe elektronikisht për prezencën e tij në mbledhje.

Risi e këtij procesi zgjedhor është numërimi elektronik i çdo flete votimi i cili ndodh për herë të parë në partitë politike shqiptare.

Pas shfaqjes në ekran, çdo votë do të kalojë në kohë reale në tabelën përmbledhëse nga ku do të mësohen emrat fitues të anëtarëve të rinj të Kryesisë së Partisë Demokratike.

I gjithë procesi do të jetë transparent për publikun dhe median, e cila, do të jetë e lirë të raportojë në ambientet e selisë dhe të ndjekë çdo zhvillim të sotëm e në vijim.

Zyra e Shtypit përgjatë gjithë ditës do të ofrojë regjinë për lehtësi në transmetim live.