Mbretëresha e Danimarkës Margrethe II u ka hequr titujt katër prej tetë nipërve të saj. Tani, fëmijët e Princit Joachim, Nikolai, 23 vjeç, Felix, 20 vjeç, Henrik, 13 vjeç dhe Athena, 10 vjeçe nuk mund të trajtohen më si princa dhe princesha, ose si anëtarë të familjes mbretërore.

Në njoftim u tha se: :Madhështia e saj Mbretëresha dëshiron të ‘thyejë’ kornizën për katër nipërit, të jenë në gjendje të formësojnë jetën e tyre në një masë shumë më të madhe pa u kufizuar nga konsiderata dhe detyra të veçanta që përfshin një lidhje formale me Shtëpinë Mbretërore të Danimarkës si institucion.”

Që nga janari 2023, ata nuk do të kenë më titujt e tyre, megjithëse nuk i kanë humbur vendet në radhën e fronit pasi aktualisht janë në vendet shtatë, tetë, nëntë dhe dhjetë. Deklarata vazhdoi:

Vendimi i Mbretëreshës është në përputhje me rregullat e ngjashme që shtëpitë e tjera mbretërore kanë bërë në mënyra të ndryshme vitet e fundit.

Megjithatë, tani për tani, vendimi prek vetëm fëmijët e Joachimit, djalit të dytë të mbretëreshës që njihet si mbretëresha e spikatur për veshjen e saj, humorin dhe karakterin e veçantë. Fëmijët e Princit të Kurorës Frederik do të ruajnë titujt e tyre, pasi babai i tyre është trashëgimtar i fronit. Lajmi nuk është pritur mirë nga nëna e fëmijëve e cila tha për mediet se janë të shokuar nga vendimi.

“Fëmijët ndihen të izoluar. Ata nuk mund ta kuptojnë pse po u hiqet identiteti.