Momenti kur një mbretëreshë nënshkruan largimin nga froni i saj në favor të djalit të saj
"Unë jam e lumtur dhe mirënjohëse për të prezantuar tek ju mbretin tuaj të ri, Willem-Alexander,"- tha ajo përpara turmës që brohorisnin.
"E dashur nënë, sot ju hoqët dorë nga froni. 33 vjet lëvizje dhe frymëzime ndër vite. Ne do t’ju jemi gjatë gjithë kohës, intensivisht mirënjohës ju"- tha mbreti i ri.
Ky është momenti kur Mbretëresha Beatrix e Hollandës nënshkroi duke i lënë fronin djalit të saj më të madh, Willem- Alexander.
Mijëra njerëz vërshuan në rrugët e Amsterdamit për të mirëpritur mbretin e tyre të parë pas më shumë se 100 vite.
46- vjeçari kapi nënën e tij për dorë dhe së bashku vendosën firmat në dokumentin e abdikimit në Pallatin Mbretëror në Amsterdam.
Beatrix, një mbretëreshë shumë e dashur në vendin e saj, i dha fund mbretërimit 33- vjeçar.
75- vjeçarja gati sa nuk shpërtheu në lot kur u shfaq në ballkon për të përshëndetur të pranishmit.
Princi i Kurorës, Willem- Alexander, është i pari mbret i Hollandës që prej vitit 1890.
Festimet pritet të vazhdojnë me një paradë përgjatë parkut historik ujor, të Amsterdamit.





