Rustem Hoxha është ka vendosur të largohet nga Dinamo dhe pritet vetëm zyrtarizimi i tij te Teuta. Sezonin e shkuar, Hoxha ishte shumë pranë largimit nga Dinamo duke qenë se ishte në negociata me Teutën për të kaluar me skuadrën bregdetare. Angazhimi i Dinamos në Europë, bëri që ky transferim të shtyhej për një moment të dytë dhe në miqësore, ai u dëmtua duke humbur pjesën më të madhe të sezonit. Diçka e tillë, bllokoi transferimin e tij në Durrës, megjithatë klubi i Dinamos u tregua i gatshëm të respektonte kontratën e Hoxhës. Me fundin e sezonit, kalimi i Hoxhës në kampin durrsak është vetëm çështje ditësh teksa mbrojtësi e njeh mirë kampin e Teutës.
Rustem Hoxha është larguar disa herë nga Teuta dhe është rikthyer sërish. Pak sezone më parë, ai largohej për të firmosur me Kukësin dhe u rikthye sërish, ndërkohë që u larguar përsëri për të firmosur me klubin e Dinamos. Tashmë, për të do të jetë një tjetër rikthim në Durrës, ku ka mbajtur disa herë shiritin e kapitenit, gjë të cilën e ka bërë edhe me fanellën e Dinamos.
Hoxha ishte një nga lojtarët e parë që firmosi me Dinamos pasi blutë u rikthyen në Superiore dhe deri në momentin e dëmtimit, ai ishte ndër më të dalluarit dhe lojtarët me më shumë minuta te kryeqytetasit. Pas fundit të “Final 4”, Hoxha do të përshëndetet me skuadrën dhe duke nisur nga muaji tjetër, me shumë gjasa do të nisë stërvitjen me bregdetarët, aty ku trajner do të jetë Edlir Tetova për sezonin e ardhshëm.





