Është mbyllur pas më shumë se dy orësh protesta e radhës e zhvilluar këtë të hënë në Tiranë kundër ndërtimeve dhe dhunës së ushtruar nga policia private ndaj protestuesve në Zvërnec.

Marshimi i radhës është njoftuar nesër, të marten më datë 2 qershor në të njëjtën orë si protesta e sotme dhe ajo e të dielës të cilat u zhvilluan në orën 18:00.

Qytetarë të shumtë morën pjesë në marshimin i cili nisi te Ministria e Punëve të Brendshme dhe më pas u drejtua drejt Kryeministrisë.

Protesta ishte paqësore dhe pa incidente. Në sfond u dëgjuan edhe këngë patriotike ndërsa turma valëviste flamujt të Shqipërisë dhe Kosovës.