Vendosja e sinjalistikave horizontale dhe vertikale janë punimet e fundit që mbyllin rikonstruksionin e rrugës “Shkodra”, një aks i rëndësishëm në zonën e Spitallës me gjatësi rreth 800 metra.

Në këtë rrugë janë kryer punime për kanalizimet e ujërave të bardha e të zeza, asfaltimin, trotuaret dhe ndriçimin.

Kryebashkiakja Emiriana Sako, krahas publikimit të këtyre pamjeve, shkruan se rehabilitimi i kësaj rruge si dhe i rrugëve të tjera kryesore si “Azem Hajdari”, “Petrit Llaftiu”, “Shoqata e Durrësit”, “Ohri” dhe “Kashta e Kumtrit” po kryhen në kuadër të projektit të rikualifikimit urban në zonën e Spitallës, i cili krahas rrugëve kryesore përfshin edhe rehabilitimin e rrygëve dytësore në brendësi të kuartallit.