Pesëmbëdhjetë pasagjerë u shpëtuan të gjallë dhe 20 trupa u nxorën nga një anije që u përmbys për shkak të mbingarkesës në Nigerinë veriperëndimore.

Zyrtarët theksuan se të paktën 50 pasagjerë ishin në bordin e anijes që u përmbys në lumin Badau në shtetin Kano për shkak të mbingarkesës. Viktimat ishin kryesisht studentë.

“Deri më tani, në bazë të informacioneve që kemi marrë, ka pasur 20 të vdekur, 7 në spital dhe 8 persona të tjerë janë gjetur të gjallë, dhe operacioni i shpëtimit është ende në vazhdim”, tha në një deklaratë guvernatori i shtetit Kano, Abdullahi Umar Ganduje.

Anija po transportonte rreth 50 persona me disa ngarkesa nga Hayin Badau në Bagwai në rrugën e tyre për të marrë pjesë në festimin e mevludit.

“U bëj thirrje operatorëve të anijeve që gjithmonë ta marrin shumë seriozisht çështjen e mbingarkesës”, tha Ganduje.